Lidhje

Anullohen planet për lirimin me kusht të 6 të dyshuarve boshnjakë për krime lufte - 2004-08-04


Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës anulloi planet për lirimin me kusht të 6 të dyshuarve boshnjakë për krime lufte, gjyqi ndaj të cilëve ka mbetur pezull.

Gjykata e Hagës vendosi sot që 6 të dyshuarit Jadranko Përlic, Bruno Stojic, gjeneral Slobodan Praljak, Milivoj Petkovic, Valentin Coric dhe Berslav Pusic, të vazhdojnë të mbeten në gjendje arresti, derisa gjykata të dëgjojë kërkesën e prokurorëve për të drejtën e apelimit të vendimit dhe lirimin e tyre.

Gjykata mori dje vendimin për lirimin të 6 të pandehurve. Që të gjithë ata iu dorëzuan vullnetarisht Gjykatës së OKB-së në muajin prill. Ata përballen me 26 akuza për krime kundër njerëzimit, lidhur me torturimin dhe vrasjen e myslimanëve gjatë luftrave në Ballkan në fillim të viteve ’90.

//ze//

XS
SM
MD
LG