Lidhje

Hetohen akuzat e ngritura kundër 7 ushtarëve amerikanë në Kosovë për sjellje të papërshtatshme - 2004-08-04


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se po shqyrtojnë akuzat e ngritura kundër 7 ushtarëve amerikanë në Kosovë, për sjellje të papërshtatshme, pasi dy civilë u ankuan për keqtrajtim gjatë një operacioni kërkimor.

Një zëdhënës amerikan tha se hetimet do të përqendrohen në veprimet e ushtarëve gjatë një bastisjeje më 22 prill në Vrbovac, rreth 40 kilometra në jug të Prishtinës.

Në një deklaratë të ushtrisë amerikane thuhet se 7 ushtarët shërbenin në një batalion këmbësorie që po kërkonte për persona të dyshaur se kishin marrë pjesë në dhunën e muajit mars, ku humbën jetën 19 veta dhe u plagosën qindra të tjerë.

//ze//

XS
SM
MD
LG