Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan një paketë prej 418 milardë dollarësh për mbrojtjen - 2004-08-05


Presidenti Bush firmosi ligjin për një fond prej 418 miliardë dollarësh për mbrojtjen në kohë lufte, duke i shtuar 25 miliardë dollarë fondit për mbështetjen e operacioneve në Irak dhe Afganista.

Në ceremoninë e nënshkrimit të ligjit sot në Washington, presidenti tha se fondi shtesë për shpenzimet ushtarake, i bën të ditur ushtrisë amerikane se i gjithë vendi e mbështet atë në luftën për liri.

Ligji, i miratuar nga shumica e ligjvënësve të të dy partive, përfshin rritjen e pagave për trupat dhe 10 miliardë dollarë për të vazhduar punën për sistemin e mbrojtjes kundër raketave.

Presidenti Bush kërkoi në muajin maj 25 miliardë dollarë shtesë për një fond për t’u përdorur për raste emergjente në Irak dhe Afganistan, duke thënë se nuk do kërkonte fonde shtesë për operacionet e atjeshme deri në fillim të vitit tjetër.

Disa demokratë e akuzojnë administratën se po përpiqet të fshehë koston e vërtetë të luftrave deri pas zgjedhjeve të muajit nëntor.

XS
SM
MD
LG