Lidhje

Rice: SHBA do të ndalin përpjekjet e Iranit për të prodhuar armë bërthamore - 2004-08-08


Këshilltarja e Sigurimit Kombëtar, Condoleeza Rice thotë se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të fshehta për të minuar programin bërthamor të Iranit.

E intervistuar në programin televiziv të së dielës ”Meet the Press”, zonja Rice tha se vendi do të përdorë shumë mënyra për të ndalur atë që Uashingtoni e quan përpjekje të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

E pyetur nëse kjo përfshin edhe veprime të fshehta, ajo tha se Presidenti Bush natyrisht që do të studiojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Në njoftim të sotëm të gazetës "Nju Jork Tajms" thuhej se zyrtarët amerikanë synojnë të intensifikojnë veprime të fshehta të paspecifikuara për të ”minuar ose vonuar” përpjekjet që thuhet se bën Irani për prodhimin e një bombe bërthamore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor u shërben vetëm qëllimeve paqësore.// lk //

XS
SM
MD
LG