Lidhje

Anketat: Kerry epërsi ndaj Bushit - 2004-08-08


Anketat e reja tregojnë se senatori John Kerry ka siguruar një epërsi të vogël mbi presidentin Bush në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Në një anketë re të botuar në numrin e sotëm të revistës "Time", zoti Kerry gëzon një përkrahje prej 48 për qind krahasuar me 43 për qind për presidentin Bush në radhët e votuesve të ngjashëm, ndërkohë që kandidati i pavarur Ralph Nader ka rreth 4 për qind.

Një anketë e zhvilluar nga rrjeti televiziv Fox, tregon se zoti Kerry ka një epërsi prej 4 për qind, ndërsa në anketat e agjencisë së lajmeve Associated Press, zoti Kerry kryeson me 3 për qind.

Anketa e revistës "Time" tregon se votuesit mendojnë që zoti Kerry do të bënte një punë më të mirë se presidenti në çështjet ekonomike. Por të dy kandidatët kryesorë gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë në çështjet morale, qëndrimin ndaj gjendjes në Irak dhe drejtimin e luftës kundër terrorizmit. // lk //

XS
SM
MD
LG