Lidhje

Kryeministri irakian u bën thirrje kryengritësve të ulin armët - 2004-08-08


Kryeministri i Irakut Iyad Allawi bëri sot një vizitë të papritur në qytetin e shenjtë Naxhaf, ku u bëri thirrje kryengritësve të ulin armët.

Pavarësisht nga thirrjet e autoriteteve, dëshmitarët thonë se përleshjet ndërmjet kryengritësve dhe forcave amerikane vazhduan në Naxhaf për të katërtën ditë radhazi. Luftimet shpërthyen edhe në lagjen Sadr të Bagdatit. Autoritetet thonë se të paktën 43 persona u vranë në të dyja vatrat e luftimeve gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, qeveria e përkohshme e Irakut ka rivendosur dënimin me vdekje për personat që shpallen fajtorë për vrasje, shitje droge ose kërcimin të sigurimit kombëtar.

Njoftimi i sotëm u bë një ditë pasi Bagdati shpalli një amnisti për irakianët që kanë kryer krime të lehta që pas rrëzimit të Sadam Huseinit vitin e kaluar.

Ndërkaq, autoritetet thonë se kryengritësit ndërmorën një sulm me mortaja kundër qendrës së Bagdatit, duke plagosur të paktën katër persona.// lk //

XS
SM
MD
LG