Lidhje

Çmimi i naftës shënon një nivel tjetër rekord - 2004-08-09


Çmimi i naftës shënoi një nivel tjetër rekord pas mbylljes së tubacioneve të naftës në qytetin e Basrës në jug të Irakut.

Tubacionet u mbyllën në përgjigje të kërcënimeve për sabotazh nga milicët shi’itë.

Çmimet e naftës në bursën e Nju Jorkut arritën nivelin rekord prej 44 dollarësh e 95 centësh për fuçi.

Rreth 90 përqind e naftës së Irakut, 2 milionë fuçi në ditë, kalon përmes tubacioneve të Basrës.

Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEK-u, mund të shtojë kuotat zyrtare të prodhimit, që ato të përputhen me prodhimin aktual, një masë kjo që synon të ulë çmimet në ngritje të naftës.

Kohët e fundit OPEK-u e ka ngritur kuotën e prodhimit në 26 milionë fuçi në ditë, por presidenti i kësaj organizate Purnomo Yusgiantoro tha se prodhimi aktual është 30 milionë fuçi në ditë. Kjo përfshin edhe rreth 2 milionë fuçi në ditë të prodhuara në Irak.

Zoti Yusgiantoro tha se ndryshimi i kuotës do të diskutohet gjatë takimit të OPEK-ut më 15 shtator në Vjenë.

//ze//

XS
SM
MD
LG