Lidhje

Kush është Porter Goss? - 2004-08-10


Kandidati i Presidentit Bush për të kryesuar Agjencinë Qendrore Amerikane të Zbulimit, Porter Goss, ka një përvojë disa dekadash në çështjet e zbulimit.

Pasi u diplomua nga Universiteti Yale, zoti Goss shërbeu dy vjet në zbulimin e ushtrisë amerikane para se të punonte në CIA nga viti 1962 deri në vitin 1971.

Ai ka folur pak rreth viteve të tij në CIA, por në një rast i ka thënë gazetës The Washington Post se kishte bërë interpretimin e fotografive gjatë krizës së raketave lidhur me Kubën në vitin 1962.

Në fillim të viteve 70-të, një infeksion i rëndë për pak sa nuk i kushtoi jetën dhe ai u detyrua të dilte në pension dhe të banonte në ishullin Sanibel të Floridës, ku filloi të merrej me politikë. Ai konkuroi për në Kongres në vitin 1988 dhe fitoi.

Si kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, ai ka udhëhequr përpjekjet e Kongresit për të hetuar dështimet e zbulimit që çuan në sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Goss është 65 vjeç, i martuar dhe me 4 fëmijë.

XS
SM
MD
LG