Lidhje

Një robot do të rregullojë teleskopin e vjetëruar të hapësirës Hubble - 2004-08-11


Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi se do të vazhdojë të zbatojë planet që një robot të rregullojë teleskopin e vjetëruar të hapësirës Hubble.

Ky njoftim përbën një ndryshim të kursit të NASA-s, e cila në fillim të vitit vuri në dukje se mund ta nxjerrë jashtë përdorimit teleskopin orbital dhe ta lërë të bjerë në tokë.

Zyrtarët e NASA-s thonë se një robot kanadez i quajtur Destre është kandidati më i mundshëm për këtë punë. Roboti ishte planifikuar për përdorim në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

Vendimi përfundimtar lidhur me hedhjen e robotit do të meret verën e vitit të ardhshëm. NASA nuk ka qënë në gjendje t’i bëjë shërbime teleskopit Hubble me astronautët, që dalin në hapësirë, ndërkohë që programi i fluturimeve në hapësirë është bllokuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Shkencëtarët janë shumë të kënaqur me mundësinë për të shpëtuar teleskopin, i cili u ka bërë atyre të mundur të shikojnë nga afër pjesë më të largëta të universit.

//ze//

XS
SM
MD
LG