Lidhje

Sekretari Rumsfeld viziton Afganistanin - 2004-08-11


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld vlerësoi faktin e rritjes së numrit të afganëve të regjistruar për të marrë pjesë në votimet e ardhshme presidenciale, duke thënë se ky është tregues i vendosmërisë së Afganistanit për të vënë në jetë demokracinë.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Afganistan, zoti Rumsfeld tha se mbarë bota janë mjaf të interesuar tek zgjedhjet e 9 tetorit. Sekretari i Mbrojtjes vlerësoi qeverinë e presidentit Hamid Karzai për përparimin në stabilizimin e Afganisianit të pas luftës.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se mbi 9 milionë afganë janë regjistruar për të marrë pjesë në votimet e 9 tetorit. Ai tha se ka ende probleme përsa i takon sigurisë gjatë votimeve, por shtoi se autoritetet po punojnë për eliminimin e tyre.

Gjatë vizitës së tij të befasishme njëditore në Afganistan, zoti Rumsfeld i bëri thirrje qeverisë së Kabulit të marrë masa për frenimin e prodhimit të opiumit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera janë të gatshme për ta ndihmuar Afganistanin në zgjidhjen e këtij problemi.

//ze//

XS
SM
MD
LG