Lidhje

Irak: Forcat amerikane dhe ato irakiane të sigurisë përgatiten për një sulm në Naxhaf - 2004-08-11


Forcat amerikane në Irak thonë se po bëhet gati së bashku me forcat irakiane të sigurisë për një sulm në shkallë të gjerë në Naxhaf kundër përkrahësve të armatosur të klerikut radikal Moqtada al-Sadr.

Lajmi për sulmin u dha megjithëse nënpresidenti i përkohshëm irakian u bëri thirrje forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që të largohen nga Najafi dhe që qyteti i shenjtë shiit të mbrohet vetëm nga trupat irakiane.

Më në lindje, në Amara, forcat britanike u përleshën gjatë natës me milicët. Sipas njoftimeve, të paktën 10 kryengritës u vranë. Në perëndim të Bagdadit, në qytetin e Falluxhas, zyrtarët thonë se nga një sulm ajror i forcave amerikane u vranë të paktën 4 vetë dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ndërkohë, në verilindje të Bagdadit, të paktën 6 irakianë u vranë dhe 10 u plagosën nga një shpërthim bombe pranë një tregu shumë të frekuentuar. Edhe një udhëheqës i lëvizjes më të madhe shiite të Irakut, Këshilli Suprem i Revolucionit Islamik, u vra i qëlluar me armë.

Ndërkaq, zyrtarët në Bullgari thonë se kanë identifikuar trupin e një shoferi kamjoni, bullgari i dytë i rrëmbyer në Irak muajin e kaluar. Ministria e jashtme bullgare njoftoi se analizat e ADN-së të trupit të gjetur në lumin Tiger në mes të muajit korrik bënë të mundur konfirmimin se ai është i bullgarit Ivaylo Kepov.

Ai dhe shoferi tjetër i kamjonit, Georgi Lazov, u rrëmbyen në Mosul dhe u mbajtën peng nga ekstremistët e lidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida. Trupat pa jetë e me kokë të prerë të dy bullgarëve u gjetën në lumin Tiger. Zyrtarët konfirmuan identitetin e zotit Lazov muajin e kaluar dhe e transportuan trupin e tij në Bullgari.

//ze//

XS
SM
MD
LG