Lidhje

Operacion në shkallë të gjerë në Naxhaf - 2004-08-12


Forcat amerikane dhe ato irakiane kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë në qytetin e shenjtë irakian të Naxhafit dhe në qytetin tjetër aty pranë Kufa për të shtypur një kryengritje një javore të ekstremistëve besnikë të klerikut radikal shi’it, Maktada al-Sadër.

Në Bagdat, një zyrtar i lartë lexoi një deklaratë në emër të Kryeministrit irakian, Iyad Allawi, në të cilën ai i bënte thirrje grupeve të armatosura të dorëzojnë armët, të evakuojnë tempullin e shenjtë Imam Ali në Naxhaf dhe të bashkohen në procesin politik.

Në Naxhaf, forcat amerikane vërshuan në shtëpinë e klerikut Maktada al-Sadër në qendër të qytetit, pasi aeroplanët sulmuan objektiva aty pranë. Mendohet që kleriku të jetë diku gjetkë në qytet i mbrojtur nga milicia e tij. Dyqanet u mbyllën dhe shumë civilë ikën nga qyteti.

Në Bagdad, ekstremistët shi’itë sulmuan një stacion policie, kurse në Basra përkrahës të tyre kërcënuan të hedhin në erë tubacione nafte në rast se forcat amerikane nuk tërhiqen nga Naxhafi.

Gjithashtu në Basra dhe në Bagdad u zhvilluan protesta kundër operacioneve ushtarake.

XS
SM
MD
LG