Lidhje

Ahmed Çelebi kthehet në Irak për t’u përballur me ligjin - 2004-08-12


Politikani irakian, Ahmed Çelebi, u kthye në Irak për t’u përballur me akuzat për fallsifikim për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht.

Zyrtarë të Partisë së Kongresit Kombëtar, ku ai aderon, thonë se ai mbërriti në Irak të mërkurën, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë në Iran. Nuk është e qartë se kur apo nëse ai do të ndalohet nga organet e rendit.

Një gjykatës irakian lëshoi fletë- arreste për zoti Çelebi nën akuzën se ka fallsfikuar para dhe për nipin e tij Selim Çelebi nën akuzën e vrasjes.

Ndërkohë, e bija e Ahmed Çelebiut, Tamara, thotë se i ati po ngre një padi civile kundër Jordanisë. Ajo thotë se ai fajëson këtë vend për njollosjen e emrit të tij. Ish-udhëheqësi irakian në mërgim kishte dikur lidhje të ngushta me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, por marrëdhëniet ndërmjet tyre u prishën muajt e kaluar. //az//

XS
SM
MD
LG