Lidhje

Sëmundjet e zemrës; Studim mbi vlerat e sojes - 2004-08-12


Shumë gra që vuajnë nga zemra diagnostikohen gabimisht, pasi shenjat e para të sëmundjeve të zemrës tek gratë janë ndryshe nga ato tek burrat. Mjekët analizuan 20 mijë pacientë në 14 vende të ndryshme dhe zbuluan se 8 përqind e atyre që ishin të sëmura nga zemra kurrë nuk ishin ankuar për ndonjë dhimbje në krahror. Por është interesant se mundësitë për vdekje të atyre që nuk kishin dhëmbje në kraharor ishin 3 herë më të mëdha. Në vend të dhëmjes, gratë mund të ndiejnë mungesë frymë-marrjeje, dhImje në shpatull, ose qafë, dhe provojnë ndjersitje, të vjella e ndonjëherë humbje ndjenjash. Mënyra që mjekët zakonisht përdorin për diagnostikim është Elektro-Kardio-Grami ose E-K-G, por kjo metodë mund të mos japë rezultate për shkak paqëndrueshmërisë hormonale tek gratë. Mjekët pohojnë se EKG-ja mund të japë rezultate më të sakta për disa gra. Kardiologët në të vërtetë mund të shohin qarkullimin e gjakut në zemrës. Studimi i rekomandon mjekët, e posaçërisht ata që punojnë në spitalët e ndihmave të shpejta që të shtojnë vetë-dijen e tyre ndaj shenjave të tilla të vogla të sëmundjeve të zemrës në mënyrë që pacientet të dianostikohen sa më parë. Shkencëtarët hedhin poshtë idenë se soja mund t’i ndihmojë gratë pas periudhës së menopauzës për të luftuar simptomat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësimi i kockave dhe shtimi i kolesterinës. Por ata thonë se soja përmban edhe një elemet të ngjashme me estrogjenin dhe nuk ka të dhëna që të tregojnë se përdorimi i sojës është i dëmshëm.

Studim mbi vlerat e sojës

Shkencëtarët kanë patur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës. Mjekja Johana Lampe pranë qëndrës mjekësore Fred Hutchison në Seatle të shtetit Washington thotë se studime të herë pas herëshme kishin treguar se përdorimi i sojës mund të ndihmonte për të luftuar këto simptoma tek gratë në moshë të re dhe pengon rritjen e nivelit të kolesterinës tek burrat. Mjekja Lampe dhe në bashkëpunim me tre institute mjekësore në Holandë, studiuan efektet e sojës tek gratë mes moshave 60 - 75 vjeç. Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 100 grave për një vit, duke matur densitetin e kockave të tyre dhe nivelin e kolesterinës. 50 prej grave të përfshira në studimim dha çdo ditë protein soje në formë pluhuri dhe për të bërë krahasimin, 50 grave të tjera iu dha qumësht pluhur. Mjekja Lampe thotë se trajtmi me proteinë soje i këtyre grave nuk pati ndonjë efekt përsa i përket kujtesës, densitetit të kockës apo nivelit të kolesterinës. Ajo thotë se mungesa e këtij efekti mund të lidhet me moshën e pacienteve, pasi dihet se menjëherë pas menopauzës, kockat e grave dobësohen me ritëm shumë të shpejtë dhe pastaj ky ritëm ngadalësohet. Në moshën 60 vjeç, mund të jetë shumë vonë për proteinën soja që të ketë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim. Mjekja Lampe thotë se nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se përdorimi i sojës është i dëmshëm, në fakt soja ëhtë një burim i plotë proteinash. Në proteinën soja gjendet edhe një element i ngjashëm me estrogjenin, që quhet Isoflavones.

XS
SM
MD
LG