Lidhje

Greqi: Të premten zhvillohet ceremonia e hapjes Lojrave Olimpike - 2004-08-13


Lojrat Olimpike hapen të premten në Greqi, vendi ku ato lindën gati para 2 mijë e 800 vjetësh. Pas një udhëtimi maratonë në pesë kontinente, flaka olimpike po digjet në tempullin 2 mijë e pesëqindvjeçar të Akropolit mbi Athinë. Flaka do të bëjë të premten udhëtimin e fundit drejt altarit të stadiumit olimpik në ceremoninë e hapjes.

Futboll: Iraku mund Portugalinë 4-2; Argjentina mund Malin e Zi dhe Serbinë 6-0

Ndërkohë disa nga veprimtaritë sportive të këtyre lojrave kanë filluar, madje edhe me ngjarje interesante.

Ndeshjet e futbollit në kuadër të këtyre lojrave kanë filluar. Përfaqësuesja e Irakut nuk ka mundur të zhvillojë asnjë ndeshje kualifikuese për shkak të luftës dhe konfliktit që vazhdon, kështu që nuk pritej të fitonte kundër Portugalisë me autoritet në futbollin evropian. Iraku fitoi dje 4-2 dhe kaloi në krye të Grupit D. Portugalia, e cila pritet të jetë një nga pretendueset për medalje, ka të ngjarë të mundë Marokun dhe Kosta Rikën, ndeshja ndërmjet të cilave përfundoi në barazim 0-0.

Në Grupin B Gana udhëhoqi 2-0 në ndeshje me Italinë, e cila arriti të barazonte në 2-2. Paraguai u ngjit në krye të grupit pas fitores 4-3 me Japoninë.

Të mërkurën, Argjentina shpartalloi Serbinë e Malin e Zi 6-0 dhe kryeson bindshëm në grup, ndërkohë që Australia dhe Tunizia barazuan 1-1. Në grupin A, të dyja ndeshjet dolën me barazim. Greqia vendase arriti të barazonte 2-2 me Korenë e Jugut, kurse Mali dhe Meksika nuk shënuan dot ndaj njëri-tjetrit.

Të premten nuk do të ketë asnjë ndeshje futbolli për shkak të ceremonisë së hapjes. //az//

XS
SM
MD
LG