Lidhje

Ariel Sharon - i zemëruar nga komentet e Zëvendëskryeministri Ehud Olmert se Izraeli duhet të tërheqë më shumë vendbanime nga Bregu Perëndimor - 2004-08-13


Ndihmës të kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, thonë se ai është zemëruar shumë nga komentet e një zyrtari të lartë, i cili tha se Izraeli duhet të tërheqë më shumë vendbanime hebraike nga Bregu Perëndimor, sesa ishte parashikuar nga plani i qeverisë për çangazhim.

Ata e bënë këtë koment të premten, pasi Zëvendëskryeministri Ehud Olmert tha se Izraelit do t’i duhet të tërheqë më shumë vendbanime me qëllim që të lehtësojë trysninë ndërkombëtare.

Por, zoti Olmert i tha më pas televizionit publik izraelit se këto tërheqje nuk do të bëhen në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, kryeministri palestinez, Ahmed Kureja, dënoi shpërthimin e ditës së mërkurë që shkaktoi vdekjen e dy palestinezëve në një postbllok izraelit pranë Jeruzalemit. Një grup ekstremist palestinez ka marrë përgjegjësinë për sulmin. //az//

XS
SM
MD
LG