Lidhje

Ndahen çmimet e dhëna nga adoleshentët. - 2004-08-13


Aktorët e rinj të Hollivudit morën pjesë të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimve të dhëna nga vetë të rinjtë. Është hera e katërt që zhvillohet një ceremoni e tillë ku fituesit janë përzgjedhur nga votat e adolishentëve.

18 vjeçarja Lindsay Lohan ishte fituesja kryesore në ceremoni duke fituar katër çmime.

Seriali televiziv "Ocean County" fitoi çmimin për serialin më të preferuar të zheanrit dramatik me aventura si dhe për serialin televiziv me ide të reja.

Ceremonia e prezantuar nga Paris Hilton dhe Nicole richi kishte edhe muzikantë si Blink-182, Ashley Simpson, Lenny Kravitz dhe Jo Jo.

Çmimin për filmim më të pëlqyer me temë komike dhe romantike e fitoi filmi "First 50 Dates", ndërsa aktori kryesori i filmit, Adam Sandler fitoi çmimin për aktorin më të mirë komik.

Halle Berry u nderua me çmimin për aktoren më të mirë të filmave dramatik për rolin e saj në filmin "Gothika".

Një tjetër çmim interesant i zgjedhur nga vetë adolishentët, filmi që prindërit nuk donin që ju ta shikonit, e fitoi filmi "American Wedding", Dasma Amerikane.

Ndërsa nga programet televizive, çmimin për programin më të pëlqyeshëm nga jeta reale e fitoi programi "Punk’d", ku aktori Ashton Kucher krijon situata komike duke zënë aktorët e tjerë në gracka të përgatitura me mjeshtri. Ashton Kucher fitoi edhe çmimin për aktorin më të mirë në programet nga jeta reale.

Çmimin për aktoren më të mirë të serialeve televizive të zheanrit të dramës me aventura e fitoi Jennifer Garner në serialin "Alias".

Në fushën e muzikës, Britney Spears u nderua për këngën "Toxic" dhe Usher për albumin "Confessions" si dhe për artistin më të mirë të muzikës R&B dhe këngën më të mirë të po kësaj muzike, "Yeah" ku këndon sëbashku me Lil John dhe Ludacris.

Çmimin e veçantë e fitoi komiku Mike Myers.

XS
SM
MD
LG