Lidhje

Irak: Fashiten luftimet në Naxhaf - 2004-08-14


Luftimet në qytetin Naxhaf janë fashitur, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi midis forcave amerikane dhe milicisë besnike të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër.

Njoftohet se forcat amerikane në Naxhaf kanë pezulluar një ofensivë ndërkohë që zyrtarët irakianë dhe ndihmës të al-Sadrit po përpiqen për arritjen e marrëveshjes për kushtet e armëpushimit. Një zëdhënës i al-Sadrit tha dje se milicia shiite do të largohej nga Naxhafi nëse forcat amerikane tërhiqen dhe autoritetet fetare marrin në dorë administrimin e qytetin.

Po dje, kleriku radikal shiit bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë së përkohshme irakiane dhe u zotua se forcat e tij do të qendronin në Naxhaf deri në vdekje ose në fitore.

Ka pasur njoftime se kleriku ishte plagosur gjatë luftimeve të kohëve të fundit. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Irakun, Ashraf Kazi, ka bërë thirrje për qetësi në Naxhaf.

XS
SM
MD
LG