Lidhje

Përparim i vazhdueshëm në luftën kundër terrorizmit - 2004-08-14


Autoritetet në Pakistan kanë ndaluar 20 të dyshuar si operativë të al-Qaidës, pasi u zbuluan dokumente kompjuterike që përmbanin informacion për survejimin e 5 institucioneve të rëndësishme financiare në New York, Washington, dhe New Jersey. Qari Saifullah Akhtari është operativ i lartë i al-Qaidës në Pakistan, i cili ka drejtuar më parë një nga kampet stërvitore të këtij grupi terrorist në Afghanistan. Ai është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u është dorëzuar zyrtarëve pakistanezë. Khaled al-Harby, bashkëpunëtor i afërt me udhëheqësin e al-Qaidës, Osama bin-Laden, i është dorëzuar Arabisë Saudite.

Autoritetet në Manila kanë njoftuar për arrestimin e 4 personave nga ishulli jugor i Filipineve, Mindanao. Ata thuhet se kanë të bëjnë me një grup terrorist islamik, Jemaah Islamiyah-n, i cili ka lidhje me al-Qaidën. Një organizatë e rëndësishme bamirëse islamike është akuzuar për ndihmë në financimin e grupit terrirst palestinez, Hamas. Një juri e madhe federale amerikane dorëzoi, pas shqyrtimit, akt-padinë me 42 akuza kundër Fondacionit Toka e Shenjtë me bazë në Teksas dhe 7 drejtuesve të saj të lartë.

Veprimet e agjencive anti-terrorizëm po e bëjnë botën më të sigurtë, thotë Presidenti George Bush. ”Kemi ndjekur terroristët në mbarë botën duke shkatërruar udhëheqjen e tyre dhe duke u mohuar strehimin. Kemi punuar me qeveri të tjera për të shkatërruar celulat terroriste dhe për të ndaluar sulmet e planifikuara praktikisht në çdo kontinent. Ne po përdorim teknologjinë më moderne kundër kërcënimit të luftës kimike dhe biologjike. Po bëjmë gjithçka mundemi për të përballuar këtë rrezik. Po bëjmë përparime të mira për mbrojtjen e populit tonë dhe për të nxjerrë armiqtë para drejtësisë. Por një gjë është e sigurt: ne nuk i largohemi objektivit tonë”.

Zoti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e aleatët e tyre do t’i kundërvihen gjithashtu propagandës së urrejtjes që ushqen kauzën terroriste. //az//

XS
SM
MD
LG