Lidhje

Uragani Çarli shkakton viktima dhe dëme disa miliarda dollarëshe - 2004-08-14


Siç bëjnë të ditur njoftimet nga Florida, autoritetet mendojnë se uragani Çarley ka shkaktuar një numër të madh viktimash. Sipas njoftimeve, uragani ka shkaktuar të paktën 15 vdekje në shtetin e Floridës, por kjo shifër nuk mundë të konfirmohet. Guvernatori i Floridës, Xheb Bush pas një udhëtimi me helikopter që zhvilloi sot në zonat e prekura nga uragani, komentoi se kishte ndodhur ajo që ia kishin patur frikën.

Vëllai i guvernatorit, presidenti Bush tha se ai do të vizitonte këtë shtet të dielën. Ndërkohë presidenti ka shpallur zona të fatkeqësisë natyrore dhe ka futur në veprim Gardën Kombëtare. Dëmtimet mendohen të kenë kaluar shumën disa miliarda dollarëshe nga uragani më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet në 12 vjet.

Uragani është dobësuar ndjeshëm dhe po përparon drejt veriut në drejtim të bregdetit të Karolinës së Jugut. Shpejtësia maksimale e erës tani llogaritet në 135 kilometra në orë.

XS
SM
MD
LG