Lidhje

Amerikani Phelps fiton medaljen e artë dhe thyen rekordin botëror në 400 metra stil i përzier - 2004-08-14


Notari amerikan Michael Phelps fitoi medalen e artë në garën e 400 metrave stil i përzier duke arritur objektivin e parë në synimin e tij për të fituar 8 medalje të arta olimpike.

Michael Phelps theu rekordin e tij botëror në këtë garë duke mundur pjesëtarin tjetër të ekipit amerikan, Erik Vendt, dhe Laszlo Cseh të Hungarisë.

Notari i njohur australian, Ian Thope, fitoi sot medalje të artë duke mundur bashkatdhetarin Grant Hackett dhe amerikanin Klete Keller në 400 metra stil i lirë.

Në veprimtari të tjera, Kina fitoi medalje të arta në qitje në distancën e 10 metrave me pistoletë ajri për meshkuj dhe në qitje në distancën e 10 metrave me pistoletë ajri për femra.

Sportistët japonezë fituan medalje të arta në mundje xhudo për pesha të vogla për meshkuj dhe femra.

XS
SM
MD
LG