Lidhje

Basketboll: Porto Riko mund Shtetet e Bashkuara me rezultat të thellë - 2004-08-16


Në një fitore të bujshme, Porto Rikoja mundi të djelën Shtetet e Bashkuara me rezultatin 92-73. Porto Rikoja iu përgjigj lojës energjike të amerikanëve me një mbrojtje energjike duke i detyruar ata të tentonin gjuatjet nga distanca.

Kjo është humbja e parë e ekipit olimpik amerikan që nga viti 1988. Megjithatë humbja nuk ka dëmtuar shanset e ekipit amerikan për medalje të artë, pasi i duhet të dalë në katër më të mirët në grupin prej gjashtë skuadrash për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Basketbollisti portorikan, Elias Ayuso tha: ”ne jemi një ishull i vogël për me zemër të madhe”. Disa lojtarë të ekipit të Porto Rikos luajnë në ligën profesioniste amerikane.

Trajneri i ekipit të Shteteve të Bashkuara Larry Brown kritikoi lojtarët e tij për mungesë loje kolektive.

Merr tani për tani fund ëndrra e notarit 19-vjeçar për të fituar 8 medalje të arta olimpike

Ëndrra e Michael Phelps për thyerjen e rekordit të legjendës amerikane të notit, Mark Spitz, i cili ka fituar 7 medalje të arta në lojrat e Mynihut, mori fund për olimpiket e Athinës.

Ekipi amerikan i stafetës 4 X 100 metra stil i lirë mori vetëm medaljen e bronxtë.

Afrika e Jugut e cila fitoi medaljen e artë në këtë garë, theu njëkohësisht edhe rekordin botëror që mbahej nga një ekip australian me kohën 3 minuta 13 sekonda e 67 të qindtat, me gjysëm sekonde.

Në garën e djeshme Holanda mori medaljen e argjendtë.

Kurse për Michael Phelps mund të themi se ka mundësi tani vetëm të barazojë rekordin e Spitzit. Trajnerët e përfshinë atë në ekipin stafetës për t’i dhënë mundësi të thyente rekordin e Mark Spitzit dhe larguan nga kjo garë notarin tjetër Gary Thomas.

Objektivi i Michael Phelps rrrezikohet edhe nga Ian Thorpe i Australisë, i cili fitoi medaljen e artë në 400 metra stil i lirë.

Futbollistet amerikane mundin skuadrën olimpike të Brazilit

Futbollistet amerikane mundën Brazilin 2-0 me gola të shënuar nga Hamm dhe Wambach. Brazili mbizotëroi pjesën e parë të ndeshjes duke krijuar raste për shënim. Gjatë kësaj pjese shkëlqeu edhe loja spektakolare latino-amerikane.

Futbollistet e Shteteve të Bashkuara iu përgjigjën kësaj loje duke ndryshuar skemën nga 4-4-2 në 4-3-3 dhe duke i dhënë kështu më përparësi lojës sulmuese. Futja në ndeshje e Lindsay Tarpleyt në minutën e 57-të u dha epërsi amerikaneve në mesin e fushës gjë që me sa duke ndikoi edhe në shënimin e golave.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në grup me dy fitore dhe pas tyre radhiten Australia, Brazili dhe Greqia që i ka humbur të dyja ndeshjet e luajtura deri tani. //az//

XS
SM
MD
LG