Lidhje

Reagime ndaj planit për riorganizimin e trupave amerikane - 2004-08-17


Vende të ndryshme të botës po e minimizojnë ndikimin negativ që mund të ketë plani amerikan për riorganizmin e trupave në Evropë dhe Azi. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha sot se tërheqja e rreth 30 mijë trupave amerikane nga Gjermania është ”një humbje”. Por ai shtoi se ky veprim treogn se mosmarrëveshjet në Evropë janë kapërcyer.

Ministri rus i Mbrojtes Sergey Ivanov tha se Moska nuk ka ndonjë shqetësim lidhur me riorganizimin e trupave, që do të sjellë vendosjen e turpave amerikane pranë vendeve aleate të ish-Bashkimit sovjetik

Japonia e mirëpriti vendimin e presidentit Bush për ridislokimin e trupave amerikane jashtë vendit, duke thënë se ndryshimet do t’i përshtaten më mirë gjendjes së sigurisë globale.

Në Korenë e Jugut, Ministri i Jashtëm Ban Ki-moon tha se zyrtarët ishin informuar më parë rreth planit dhe nuk mendojnë se do të ketë ndryshime të mëdha në gadishullin korean.

Edhe zyrtarët australianë e mirëpritën planin, duke thënë se riorganizimi i trupave dhe ndryshimi i tyre nga një mision mbrojtës gjatë Luftës së Ftohtë në një forcë më të manovrueshme, përbën një plus për sigurinë globale.

Dje presidenti Bush bëri të njohur planin për rivendosjen e trupave amerikane, sipas të cilit, gjatë dekadës së ardhshme, deri në 70 mijë trupa amerikane do të kthehen në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, do të mbylleshin një numër bazash amerikane jashtë vendit si dhe do të bëhet një rioganizim i trupave në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Presidenti Bush tha se plani i riorganizimit të trupave do të krijonte forca ushtarake më të manovrueshme dhe më të përgatitura për të luftuar terrorizmin, si dhe do të kursente paratë e taksapaguesve.// lk //

XS
SM
MD
LG