Lidhje

Arafat pranon gabimet e autoritetit palestinez - 2004-08-17


Në një deklaratë të jashtëzakonshme publike, udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, tha se Autoriteti Palestinez ka bërë gabime.

Në një fjalim para ligjvënësve, zoti Arafat pranoi se ka patur dështime të mëdha në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në territoret e pushtuara. Ai u zotua se do të mbështesë përpjekjet për përmirësimin e gjendjes.

Zoti Arafat është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar se nuk ka reformuar shërbimin e sigurimit, që është konsideruar i korruptuar dhe jo efektiv.

Në një zhvillim tjetër, një udhëheqës i lartë i Hamasit i shpëtoi një sulmi izraelit kundër shtëpisë së tij në Gaza. Por nga goditja që u krye gjatë natës u vranë të paktën 5 palestinezë dhe u plagosën 7 të tjerë. Izraeli thotë se forcat e tij vunë në shënjestër një nga terroristët më të kërkuar të Hamasit, por nuk dhanë shpjegime se si u krye sulmi.

XS
SM
MD
LG