Lidhje

Firma energjetike amerikane Halliburton hidhet në gjyq - 2004-08-18


Javën e kaluar, investitorët ngritën padi kundër kompanisë së shërbimeve energjitike Halliburton. Investitorët akuzojnë katër nga zyrtarët e mëparshëm apo të tanishëm t’i kenë keqdrejtuar.

Në akt-padinë më të fundit ligjore thuhet se Halliburton humbi një çështje ligjore në Texas në shtator të vitit 2001. Një gjykatë e urdhëroi kompaninë të paguajë 130 mijë dollarë. Vendimi u mbajt sekret. Në atë kohë, Halliburton u tha investitorëve se ajo çështje kishte shkuar mirë. Por tre muaj më vonë, çmimi i aksionit të kompanisë ra 42 përqind në ditën që gjykimi u bë publik.

Katër ish-punëtorë të kompanisp Halliburton u thanë gjithashtu hetuesve se kompania nuk kishte mbajtur të dhëna të ndershme të shitjeve dhe shpenzimeve të veta nga viti 1998 deri në vitin 2001. Ata thanë se kompania pretendonte të kishte mbledhur më shumë para se sa kishte marë në fakt. Ata thanë se punonjësit priteshin që të ndryshonin të dhënat për ta bërë kompaninë të dukej se kishte më shumë përfitime. Akuzat mbulojnë dy vitet kur nën president Dick Cheney ishte drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie. Ai nuk është përmendur në çështje.

Në një deklaratë, Halliburton thotë se veprimi më i fundit ligjor është një përpjekje për ta kthyer opinionin publik kundër kompanisë. Halliburton tha se një gjykatë federale në Dallas të shtetit Texas, miratoi një marrëveshje për 20 çështje të ngjashme me 7 qershor. Kompania ra dakort të paguajë 6 milionë dollarë. Halliburton tha se gjykata kishte urdhëruar që çështje te tjera aksionerësh të mos ngriheshin kundër kompanisë.

Me 3 gusht, Halliburton arriti një marrëveshje me Komisionin e Sigurimeve dhe Këmbimeve. Ky komision tha se kompania kishte ndryshuar në mënyrë sekrete metodën e saj të ruajtjes së të dhënave në vitin 1998 dhe 1999. Metoda e re kishte bërë që fitimet e Halliburton të dukeshin pothuajse 50 përqind më të larta. Halliburton pagoi 7 milionë e 500 mijë dollarë pa pranuar të kishte bërë ndonjë shkelje.

Halliburton po përballet edhe me probleme të tjera. Departamenti i Drejtësisë po heton projektet e Halliburton në Ballkan dhe Nigeri. Halliburton e ka selinë në Houston, Texas. Ajo është kompania e dytë më e madhe në botë për shërbimet e karburantit. Më e madhja është kompania Schlumberger Limited.

XS
SM
MD
LG