Lidhje

Moqtada al-Sadr pranon t'i japë fund kryengritjes në Najaf - 2004-08-18


Kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr ka dërguar një letër në një mbledhje të udhëheqësve fetarë dhe politikë irakianë në Bagdat ku bie dakort me kërkesat e qeverisë për përfundimin e kryengritjes në qytetin e shenjtë të Najaf.

Në një letër të dërguar nga zyra e tij në Bagdad, me sa duket kleriku ka pranuar kërkesat e qeverisë për shpërbërjen e milicisë së tij, të dalë nga xhamia e Imam Ali-së dhe t’i bashkohet procesit politik të Irakut. Ndihmës të klerikut konfirmuan si ai ka rënë dakort me planin.

Përgjigja e Moqtada al-Sadrit erdhi vetëm pak orë pasi ministri i përkohshëm i mbrojtjes së Irakut tha se pjesëtarët e milicisë shiite që luftonin në Najaf duhet të dorëzoheshin menjëherë ose të përballeshin me një sulm të madh që do të shtypte kryengritjen dy-javore. Pavarësisht nga marrëveshja, krisma armësh dhe shpërthime dëgjoheshin akoma në Najaf këtë mbrëmje.

XS
SM
MD
LG