Lidhje

Kandidati demokrat Kerry denoncon kritikët ndaj shërbimit të tij në Vietnam - 2004-08-19


Kandidati demokrat për president John Kerry i bëri thirrje presidentit Bush të dënojë një grup përkrahësish që po sfidojnë të kaluarën e tij nga lufta në Vietnam, duke thënë se presidenti po e lejon këtë grup “të bëjë punën e tij të ndyrë.”

Grupi, i njohur si Swift Boat Veterans for Truth, ka sponsorizuar reklama televizive të cilat vënë në pyetje kontributin e zotit Kerry në luftë, për të cilën ai ka marrë pesë medalje.

Në një fjalim para zjarrëfikësve sot në Boston, zoti Kerry tha se pas këtij grupi fshihet fushata e presidentit Bush, e financuar nga një kontribues i pasur nga Texas-i.

Demokratët, shumë nga ekuipazhi i skuadrës së Vietnamit të zotit Kerry, dhe senatori republikan John McCain kanë nxitur kandidatin që t’i përgjigjet këtyre reklamave.

Zyrtarë të fushatës së presidentit Bush thonë se ata nuk kanë asnjë lidhje me grupin Swift Boat Veterans for Truth. Fushata e zotit Kerri publikoi sot një reklamë të re që mbron të kaluarën e tij gjatë luftës, ku një ish pjesëtar i Beretave të Gjelbra, Jim Rassmann, thotë se John Kerry rrezikoi jetën e tij për ta nxjerrë atë nga lumi nën zjarrin e armikut.

XS
SM
MD
LG