Lidhje

Kryeministri irakian i bën thirrje milicisë në Naxhaf të çarmatoset - 2004-08-19


Kryeministri irakian i bëri një thirrje përfundimtare klerikut radikal Moqtada al-Sadr dhe milicëve të tij shiitë në qytetin e shenjtë të Najafit të çarmatosen dhe të shpërndahen.

Në një konferencë shtypi në Bagdad, Iyad Allawi tha se qeveria do që Moqtada al-Sadr të shprehet personalisht nëse e pranon, ose jo propozimin e qeverisë për paqe.

Zoti Allawi tha se nuk mund të japë një afat për zgjidhjen e mundshme të krizës, por se kjo gjendje duhet të marrë fund së shpejti. Ai tha se një delegacion udhëheqësish irakianë, kanë shprehur vullnetin të kthehen në Naxhaf për t’u takuar me Moqtada al-Sadrin.

Në qytetin e shenjtë, njoftohet se po zhvillohen luftime të ashpra dhe luftëtarët besnikë të klerikut vazhdojnë të jenë të fshehur në xhaminë e Imam Aliut.

Policia thotë se tre mortaja goditën një stacion policie, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 7 policëve dhe plagosjen e mbi 20 të tjerëve.

XS
SM
MD
LG