Lidhje

Lojrat Olimpike: Luan Shabani fiton medaljen e bronztë në peshëngritje - 2004-08-20


Peshëngritësi grek fitues i medaljes së bronxtë Luan Shabani, i cili konkuron me emrin Leonidas Sabanis, ka rezultuar pozitiv në analizat për drogë, por autoritetet e Komisionit Ndërkombëtar Olimpik po presin rezultatet e një analize të dytë.

Shabani fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 62 kilogram për meshkuj. Shabani, i cili është me origjinë nga Shqipëria, fitoi medaljen e argjendtë në Atlanta në vitin 1996 dhe në Sidnei në vitin 2000.

Po sot, hedhësja e gjyles nga Yzbekistani, Olga Shukina, rezultoi pozitive për një substancë të ndaluar, dhe u nxor nga Olimpiket. 27-vjeçarja Shukina mbaroi e fundit në hedhjen e gjyles për femra të mërkurën.

Nëntë atletë, shtatë peshëngritës, një boksier dhe Shukina kanë dalë me rezultate pozitive për drogë deri tani në lojrat e Athinës.

XS
SM
MD
LG