Lidhje

Tadiç: Mlladiç fshihet në Serbi ose në Bosnjë-Hercegovinë - 2004-08-20


Presidenti i Serbisë thotë se ish komandanti i lartë ushtarak i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç, fshihet në Serbi ose në Bosnjë-Hercegovinë.

Presidenti Boris Tadiç i tha gazetës beogradase, Vecerne Novosti, se ai i besonte njoftimet e ushtrisë dhe policisë rreth vendit ku fshihet gjenerali serb, një nga të dyshuarit më të kërkuar të konfliktit të viteve 90-të në Ballkan. Presidenti theksoi se policia është në kërkim të gjeneralit, por nuk dha hollësi të tjera rreth vendit ku ai strehohet.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës ka ngritur akuza ndaj gjeneralit për rolin e tij në vrasjet e popullatës civile në Bosnjë.

Presidenti Tadiç tha se Serbia duhet të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës, dhe theksoi se në të kundërtën, pasojat do të ishin katastrofike. Zyrtarët e Gjykatës së Hagës i kanë akuzuar vazhdimisht autoritetet serbe për strehimin e gjeneralit Mlladiç, por Beogradi ka thënë se nuk ka dijeni rreth vend-ndodhjet së tij.

XS
SM
MD
LG