Lidhje

Ekstremistët premtojnë të lirojnë gazetarin amerikan të rrëmbyer në Irak - 2004-08-21


Ndihmësit e klerikut al-Sard thonë se ekstremistët që mbajnë peng një gazetar amerikan do ta lirojnë atë së shpejti. Ndihmësit thanë se janë në kontakt me një grup që e quan veten Brigatat Martire, i cili pretendon se e rrëmbeu gazetarin amerikan Micah Garen të enjten.

Garen tha në një video të transmetuar në televizionin arab se ata që e mbajnë peng po e trajtojnë mirë. Të shtunën, ndihmës të Moktada al-Sadrit thanë se presin që gazetari të lirohet të hënën.

Ndërkohë, ministria e jashtëme italiane konfirmoi rrëmbimin e një shtetasi të saj. Gazetari Enzo Baldoni u zhdul të enjten gjatë rrugës për në Naxhaf.

Në zhvillime të tjera, qeveria nepaleze po heton rreth njoftimeve se 12 shtetas të saj janë rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG