Lidhje

Pakistan: Arrestohen të paktën 10 të dyshuarve si terroristë të al-Kaidës - 2004-08-22


Autoritetet pakistaneze bënë të ditur arrestimin e të paktën 10 personave të dyshuar si terroristë të al-Kaidës, të akuzuar për planifikimin e sulmeve kundër ndërtesave qeveritare dhe ambasadës amerikane në Islamabad.

Ministri i Informimit, Sheikh Rashid Ahmed, tha dje se të dyshuarit kishin në plan të kryenin një seri sulmesh të përditëshme, duke filluar nga 13 gushti. Mes objektivave ishin rezidenca e Presidentit Pervez Musharraf dhe komanda ushtarake e vendit.

Ai tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë javës së kaluar dhe se po kërkohen edhe të dyshuar të tjerë. Disa prej të ndaluarve janë qytetarë egjiptianë.

Autoritetet pakistaneze thonë se ka shumë mundësi që informacioni i marrë nga operativë të kapur të al-Kaidës të çojë në arrestime të tjera.

Po dje, trupat pakistaneze sulmuan disa zona që dyshohen si strofulla të al-Kaidës pranë kufirit me Afganistanin. //kk//

XS
SM
MD
LG