Lidhje

Shqipëri: përplaset trageti i linjës Sarandë-Korfuz. Autoritetet thonë se nuk ka të vdekur apo të zhdukur - 2004-08-22


Trageti shqiptar Antonio, i cili kryente udhëtime rregullisht në linjën Sarandë-Korfuz, pësoi të dielën një avari teknike në det dhe si pasojë e erërave të forta u përplas në brigjet shkëmbore midis Sarandës dhe qytezës së Ksamilit në vendin e quajtur Gjiri i Manastirit.

Sipas burimeve zyratre, 95 udhëtarët që ndodheshin në traget u evakuuan nga mjetet ushtarake dhe policore shqiptare në një operacion që ka zgjatur dhe dy orë e gjysmë. Në orën 18, të gjithë personat në traget janë transferuar në tokë dhe disa prej tyre po marrin ndihmë mjeksore në spitalin civil të Sarandës me plagë të lehta.

Mjekët thonë se udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas kapitenerisë së portit të Sarandës, sinjali i kërkimit të ndihmës mbërriti rreth orës 15 e 30 nga ekuipazhi i tragetit dhe më pas ka nisur edhe operacioni policor dhe ushtarak.

Helikopterë të policisë shqiptare, forcat speciale të Renea-s dhe mjete të distriktit detar të Vlorës, kanë arritur të transferojnë udhëtarët nga trageti që po mbytej në tokë dhe më pas drejt qytetit të Sarandës. Minsitria e rendit tha se kishte kërkuar edhe ndihmën e rojes bregdetare greke për të shpëtuar udhëtarët.

Autoritetet policore sigurojnë se nuk ka patur persona që kanë humbur jetën nga aksidenti i sotëm apo të zhdukur në det. Burime nga vendngjarja thonë se trageti pasi është përplasur ka marrë zjarr në një pjesë të tij. Bashkë me udhëtarët, në tragetg ndodheshin edhe 9 autovetura, thanë zyrtarët e kapitenerisë së portit të Sarandës. Ndërkaq mësohet se prokuroria e Sarandës dhe një grup ekspertësh të prokurorisë së përgjithshme shqiptare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.//ii

XS
SM
MD
LG