Lidhje

Dritat dhe efekti i tyre negativ - 2004-08-22


Një studim interesant i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se dritat e qytetit, ashtu sikurse dritat në dhomën e gjumit, mund të kenë ekeft negativ në sistemin inunitar të trupit të njeriut.

Shkencëtarët thonë se vetëm kur është errësirë e plotë, trupi i njeriut mund të prodhojë hormonin e quajtur melatonin. Melatonina lufton sëmundje, midis të cilave edhe kancerin. Sipas studimit, edhe një dritë e vogël natën, bën që prodhimi i melatoninës në organzimin tonë të ndalojë. Fotobiologia Joan Roberts thotë se malatonina ndalon rritjen e qelizave kanceroze...

"Pra mund jetë kjo mënyrë naturale që na ka dhënë nëna natyrë, që është nata e errët, për t’i mbajtur nën kontroll disa lloje kanceresh"-thotë ajo.

Edhe ky televizor që po shihini tani, aktivizon hormone të tjera të sistemit imunitar, që duhet të jenë aktive vetëm ditën. Në këtë rast, ato shterrojnë dhe është më e madhe mundësia për të marrë të ftohtë.

Natyra ka nevojë edhe për errësirë. Kështu, për shembull, sistemi inumitar tek kafshët dobësohet nën efektin e dritës artificiale. Por ai rikuperohet me lehtësi. Dritat vezulluese të qytetit mund të shuhen, ose të drejtohen që të reflektojnë nga lart-poshtë, duke përdorur kështu më pak energji. Disa biznese dhe shkolla kursejnë mbi 1 milionë dollarë në vit, vetëm nëpërmjet kontrollit të dritave. Dhe çuditërisht, policët thonë se rrugët e errëta janë nganjëherë më të sigurta... Kjo, pjesërisht ngaqë fqinjët nxitojnë shpejt për të njoftuar policinë kur shohin ndonjë ndriçim të pazakontë. Një tjetër e mirë, është se do të ketë më pak vizatime nëpër mure; zakonisht, muret e ndriçuar i tërheqin vandalët.... Ja për shembull, në Tuscon të Arizonës, ku ligji lejon që dritat të ndriçojnë vetëm ato objekte që duhet të ndriçohen, qytetarët po zbulojnë përsëri yjet dhe ndoshta po përmirësojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre, duke qëndruar më tepër në errësirë.// lk //

XS
SM
MD
LG