Lidhje

Irak: Sulm ajror amerikan kundër milicisë shiite në Naxhaf - 2004-08-22


Njoftohet se forcat amerikane kryen një sulm ajror kundër pozicioneve të milicisë shiite në qytetin e shenjtë irakian të Naxhafit.

Burimet në Naxhaf thonë se luftimet e fundit u zhvilluan gjatë natës në afërsi të xhamisë së Imam Aliut.

Udhëheqësit ekstremistë thonë se gjatë luftimeve është dëmtuar të paktën një nga muret e xhamisë. Por, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se ajo akuzë është krejtësisht e pa baza.

Luftimet e fundit u zhvilluan ndërkohë që bisedimet në Naxhaf midis udhëheqësve fetarë shiitë dhe milicisë së kleriut al-Sadës kanë ngecur.

Ndërkohë, zyrtarë të Pentagonit thonë se 5 anëtarë të personelit ushtarak amerikan janë vrarë në incidente të veçanta në Irak. Edhe dy irakianë humbën jetën nga shpëprthimi i një makine bombë në veri të Bagdadit. //kk//

XS
SM
MD
LG