Lidhje

Një gazetar që ka shërbyer në Vietnam, hedh poshtë akuzat kundër senatorit Kerry - 2004-08-23


Redaktori i gazetës amerikane Chicago Tribune, William Rood, i cili ka shërber në Vietnam me kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, i ka dalë në mbrojtje kontributit të Senatorit Kerry në luftë, duke thënë se reklamat e kohëve të fundit që synojnë disktreditimin e tij janë të gabuara.

Zoti Rood tha në një intervistë që u botua në numrin e djeshëm të gazetës së tij se po i jep fund heshtjes 35-vjeçare me qëllim që të dënojë reklamat televizive.

Një grup i vetëquajtur Veteranët për të Vërtetën ka transmetuar reklama, në të cilat vë në pikëpyetje nëse zoti Kerry i meriton medaljet e trimërisë që ka marrë për shërbimin në Vietnam.

Zoti Kerry ka paraqitur një ankesë ligjore pranë Komisionit Federal të Zgjedhjeve kundër grupit, duke e akuzuar atë se po transmeton reklama të pasakta, të cilat po mbështeten në mënyrë të paligjshme nga fushata e Presidentit Bush. //kk//

XS
SM
MD
LG