Lidhje

BE pakëson me 25 për qind personelin në Bosnje - 2004-08-24


Ndërmjetësi më i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë bëri të ditur planet për ristrukturimin e zyrës së tij dhe për zvogëlimin e personelit për të pasqyruar përparimin që ka bërë vendi drejt normalizimit të jetës.

Ndërmjetësi Paddy Ashdown, në një deklaratë të lëshuar sot, tha se në bazë të riorganizimit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, personeli do të pakësohet me 25 përqind, si dhe do të ristrukturohen zyrat qendrore, zyrat rajonale dhe ato në terren.

Zoti Ashdown, i cili është edhe përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Bosnjë, tha se organizata do të vazhdojë përpjekjet e saj për ta ndihmuar këtë vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë ndërmjetësit pushtet të madh për të garantuar përputhjen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit të vitit 1999, e cila i dha fund konfliktit në Bosnjë.// lk //

XS
SM
MD
LG