Lidhje

Ajatollahu i Madh Ali-al-Sistani bën përpjekje që t’i jepet fund dhunës në Naxhaf - 2004-08-25


Kleriku më i lartë shiit irakian, Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani u bëri thirrje irakianëve që të marshojnë në Naxhaf për të parandaluar një sulm kundër xhamisë së Imam Aliut.

Shpërthime dhe të shtëna armësh mund të dëgjoheshin sot në Naxhaf, ndërkohë që forcat amerikane dhe ato irakiane e forcuan rrethimin ndaj luftëtarëve besnikë të klerikut radikal shiit, Maktada al-Sadër, të cilët janë bllokuar në atë xhami për 3 javë me radhë.

Qeveria irakiane ka kërcënuar të kryejë një sulm madhor për t’i dhënë fund krizës. Sot disa këshilltarë të lartë të klerikut u arrestuan.

Po sot, kryeministri irakian, Iyad Allavi, mirëpriti Ajatollah al-Sistanin, i cili u kthye nga Londra, ku iu nënshtrua një trajtimi mjekësor të zemrës.

Në qytetin jugor të Basrës, ku Ajatollahu po pushon, mijëra përkrahës të tij e mirëpritën atë. Në qytetin fqinj të Kufas, persona të armatosur hapën zjarr kundër një grupi, që po marshonte drejt Naxhafit. Dy veta u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG