Lidhje

Gjykata e Hagës shtyn vendimin për riorganizimin e gjyqit të Millosheviçit - 2004-08-25


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë shtyu vendimin përfundimtar për riorganizimin e gjyqit të Sllobodan Millosheviçit, deri pasi ish presidenti jugosllav të fillojë mbrojtjen sot.

Gjykatësit në Hagë vendosën që zoti Millosheviç duhet të bëjë deklaratat e hapjes sipas planit. Por para se të dëgjojnë prova të tjera, gjykatësit thanë se do të shqyrtojë çështje të tilla si në se do të krijojnë një këshill mbrojtës për të lehtësuar barën ndaj shëndetit të tij të dobët, që është bërë shpesh shkak për shtyrjen e gjyqit.

Avokatët e caktuar nga gjykata për të siguruar që zoti Millosheviç gjykohet në mënyrë të drejtë, thanë se ai nuk duhet detyruar të pranojë avokatët mbrojtës, sepse një gjë e tillë do të përbënte shkelje të të drejtave të tij. Zoti Millosheviç këmbëngul të vetë-mbrohet.

Ai përballet me më shumë se 60 akuza për krime lufte si pasojë e konflikteve në ish jugosllavi në vitet 1990-të.

XS
SM
MD
LG