Lidhje

Rusi: rrëzohet një avion me 42 vetë, zhduket një tjetër me 44 udhëtarë - 2004-08-25


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i dha urdhër agjencisë kryesore të sigurimit të vendit që të fillojë hetime të menjëhershme rreth rrëzimit dje të një avioni udhëtarësh dhe zhdukjes së një tjetri.

Zoti Putin i dha urdhër Shërbimit Federal të Sigurimit, pasuesja e KGB-së sovjetike, që të hetojë rreth incidenteve. Autoritetet ruse kanë forcuar gjithashtu masat e sigurisë në aeroportet e vendit.

Një aeroplan me 42 vetë në bord u rrëzua dje mbrëmë pranë qytetit Tula, në jug të Moskës. Ekipet e emergjencës kanë gjetur mbeturinat e avionit por nuk ka njoftime për persona të mbetur gjallë. Dëshmitarët thonë se kishin parë një shpërthim përpara se avioni të rrëzohej. Avioni po udhëtonte nga Moska për në Vollgograd.

Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një aeroplan tjetër rus me 44 vetë i cili u zhduk nga ekranet e radarëve vetëm pak minuta pas rrëzimit të aeroplanit të parë në Tula. Avioni nuk është gjetur por ekipet e emergjencës vunë re një zjarr në tokë në rajonin ku ai ishte zhdukur, rreth 140 kilometra nga qyteti jugor Rostov mbi Don. Aeroplani ishte nisur nga Moska dhe udhëtonte për në vendpushimin Sochi në Detin e Zi.

Incidentet ndodhin vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Çeçeni.

Një seri shpërthimesh vdekjeprurëse për të cilat janë fajësuar ekstremistët çeçenë, kanë shkaktuar qindra të vdekur gjatë viteve të fundit.//ii

XS
SM
MD
LG