Lidhje

Vazhdojnë hetimet për rrëzimin e dy aeroplanëve në Rusi - 2004-08-25


Presidenti rus, Vladimir Putin, u kthye në Moskë pasi 2 aeroplanë pasagjerësh u rrëzuan thuajse në të njëjtën kohë të martën, duke shkaktuar vdekjen e të 89 personave në bord. Presidenti Putin ndërpreu një vizitë në vend-pushimin Soçi të Detit të Zi, për ku ishte nisur edhe njëri prej aeroplanëve.

Agjencia kryesore e sigurimit të Rusisë, Shërbimi Federal i Sigurimit, njoftoi se nuk ka gjetur prova të një sulmi terrorist në vendet e rrëzimit të avionëve. Zyrtarët thanë se po shqyrtojnë mundësinë e problemeve teknike ose të ndonjë gabimi të pilotëve. Njëri prej aeroplanëve dha një sinjal alarmi para se të rrëzohej.

Të dy aeroplanët u nisën nga aeroporti Domodedovo i Moskës. Njëri prej tyre, me 43 vetë në bord, u rrëzua qytetit Tula, në jug të Moskës. Banorët vendas njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim para rrëzimit.

Aeroplani tjetër, me 46 pasagjerë dhe ekuipazhin u rrëzua afër qytetit jugor Rostov-mbi-Don. Kutitë e zeza të dy aeroplanëve janë gjetur.

XS
SM
MD
LG