Lidhje

Sistani  thotë se ka një plan për t’i dhënë fund krizës në Naxhaf - 2004-08-26


Kleriku më i lartë shiit i Irakut, Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani, u bëri thirrje irakianëve që të marshojnë për në qytetin e shenjtë Naxhaf dhe thotë se ka një plan për t’i dhënë fund konfliktit tre javor midis forcave amerikane e irakiane në një anë dhe ekstremistëve besnikë të krelirikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, në anën tjetër.

Ajatolla Sistani, i cili u kthye të merkurën në Irakun jugor nga Londra ku kishte shkuar për mjekime, tha se do të kthehej të emjten në Naxhaf me marshuesit në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit tek Xhamia e Iamam Aliut. Por ai nuk dha hollësi të planit të për t’i dhënë fund krizës.

Disa orë më pas, avionët luftarakë amerikanë bombarduan objekte të milicisë shiite në qytet.

Në qytetin fqinjë të Kufës, persona të paidentifikuar vranë dy veta, kur sulmuan marshuesit që po përgatiteshin të niseshin për në Naxhaf

XS
SM
MD
LG