Lidhje

Kosovë: Kthehen trupat e 38 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit në fund të viteve ’90 - 2004-08-26


Autoritetet serbe kthyen sot në Kosovë trupat e 38 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit në fund të viteve ’90. Zyrtarët e OKB-së thonë se trupat u zhvarrosën nga një varr masiv në Batajnicë, në veriperëndim të Beogradit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore i identifikuan trupat nëpërmjet analizave të ADN-së. Autoritetet serbe i kthyen trupat e më tepër se 300 shqiptarëve të zbuluar në Batajnisë dhe në dy varre të tjerë masivë të Serbisë.

Të paktën 800 trupa janë zhvarrosur nga këta varre. Forcat serbe i vranë viktimat gjatë konfliktit të Kosovës, gjatë të cilit u vranë rreth 10 mijë vetë, shumica e të cilëve shqiptarë. Ende nuk dihet fati i trupave të rreth 4 mijë viktimave.

Ndërkohë, Paqeruajtësit e NATO-s në Bosnje-Hercegovinë kanë konfiskuar këtë muaj më tepër se 1mijë armë të paligjshme dhe rreth 100 mijë vargje me municion.

Një zëdhënës i NATO-s bëri të njohur sot se janë kapur 97 mijë vargje me municion, 654 granata dore dhe 430 armë të lehta në rajonet që mbahen nga serbët, që nga fillimi i muajit. Ai thotë se paqertuajtësit kanë konfiksuar gjithashtu katër mortaja dhe 175 predha mortajash.

Forcat paqeruajtëse kanë kapur në mënyrë të rregullt armë që mbaheshin ilegalisht që nga koha e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit, që i dha fund luftimeve në Bosnje në vitin 1995.

//ze//

XS
SM
MD
LG