Lidhje

Lojrat Olimpike: Dita e 13-të; garat finale ishin epilogu i shumë raundeve eleminatore në garat e femrave - 2004-08-27


Ndeshja e shumëpritur e finales së futbollit për femra qč e gjatë dhe e lodhshme. Shtetet e Bashkuara fituan në kohë-shtesë 2-1 ndaj Brazilit. Goli i Abby Wambach në kohën shtesë i dha medaljen e artë skuadrës amerikane, disa pjesëtare të së cilës janë shprehur se do të tërhiqen nga ekipi kombëtar për veprimtari të këtij niveli në të ardhmen. Kompionet e botës të vitit të kaluar, futbollistet e Gjermanisë, mundën Suedinë 1-0 duke merituar kështu medaljen e bronztë.

Shtetet e Bashkuara e thelluan epërsinë e medaljeve të arta. Ata kanë fituar 28 të tilla, kurse Kina ka 25. Edhe si numër i përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara kanë 83 medalje, kurse Kina 54. Në vend të tretë radhitet Australia me 42 medalje gjithsejt, nga të cilat 16 të arta. Rusia, Japonia dhe Gjermania radhiten më poshtë.

Gjermania fitoi në hokej mbi bar për femra kundër Holandës me rezultatin 2-1 dhe mori medaljen e artë.

Në qendrën olimpike të sporteve të ujit, vaterpolistet italiane mundën Greqinë 10-9 në kohë-shtesë. Vaterpolistet e Shteteve të Bashkuara fituan medaljen e bronztë pasi mundën Australinë 6-5.

Po në qendrën e sporteve të ujit, Gou Jingjing e Kinës fitoi medaljen e artë në hedhjen nga trampolina 3 metërshe, pasi mori 633, 15 pikë.

Në pesëgarëshin modern për meshkuj, rusi Andrey Mosiev fitoi medaljen e artë. Ai u radhit në krye të rezlutatit të përgjithshëm pas garave në qitje, skermë, not, hipizëm dhe kros - disiplina të këtij sporti.

Në tregarëshin olimpik, ku përfshihen vrapim, çiklizëm dhe not, medaljen e artë e fitoi neozelandezi, Hammish Carter.

Garën e 200 metrave që u zhvillua në stadiumin Olimpik e fitoi sprintieri amerikan, Shawn Crawford, me kohën 19 sekonda e 79 të qindtat. Një atlet tjetër amerikan që fitoi medalje të artë, ishte Dwight Philips; ai kërceu së gjati 8 metra e 59 centimetra.

Ndërkohë, ekipi i basketbollistëve amerikanë arriti t’i mbante ende gjallë shpresat për medalje të artë. Shtetet e Bashkuara mundën në çerekfinale Spanjën me rezultatin 102-94. Në ndeshjet e tjera çerekfinale të basketbollit për meshkuj Lituania fitoi ndaj Kinës 95-75, Italia ndaj Porto Rikos 83-70 dhe Argjentina ndaj Greqisë 69-64. //az//

XS
SM
MD
LG