Lidhje

OSBE kërkon që të ketë maksimumin e lirisë së fjalës në Internet  - 2004-08-27


Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë bëri të ditur se kërkon që të ketë maksimumin e lirisë së fjalës në internet dhe qasje më të gjerë në këtë rrjet në të gjithë botën.

Në një konferencë dy-ditore në Amsterdam, zyrtarë të organizatës shprehën shqetësim në lidhje me kufizimet që disa nga qeveritë po vendosin për përdorimin e internetit.

Një zëdhënës i organizatës, Alexander Ivanko, citoi si shembull Uzbekistanin, ku autoritetet bllokuan hyrjen në disa prej faqeve të internetit. Qeveria uzbeke tha se ajo ka vepruar në përgjigje të disa sulmeve terroriste të ndodhura më herët gjatë këtij viti.

Media dhe ekspertët ligjor nga Shtetet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe Kombet e Bashkuara ranë dakort se me mungesën e kujdesit të duhur, interneti mund të përdoret si mekanizëm kontrolli.

//ze//

XS
SM
MD
LG