Lidhje

SHBA: Shpërthim në një prej laboratorëve mjekësore në Boston - 2004-08-27


Autoritetet po hetojnë një shpërthim në një prej laboratorëve mjekësore në Boston, ku kryhej punë kërkimore për qelizat embrionale.

Shpërthimi ndodhi dje në laboratorin e firmës Amaranth Bio në lagjen Watertown të Bostonit. Nuk ka patur të dëmtuar. Por autoritetet thonë se objekti ka pësuar dëme të mëdha.

Firma Amaranth Bio kryen punë kërkimore për teknikat e rigjenerimit të organeve me shpresë për të gjetur kura për diabetin dhe sëmundjet e mëlçisë.

Presidenti Bush i ka kufizuar fondet federale për punë kërkimore në qelizat ebrionale për shkak të një shqetësimi moral se një punë e tillë kërkimore do të nxiste shkatërrimin e embrioneve njerëzore.

//ze//

XS
SM
MD
LG