Lidhje

Gjimanstit Paul Hamm po i ushtrohet trysni që t’ia dorëzojë medaljen e artë rivalit koreano-jugor - 2004-08-27


Komiteti Olimpik Amerikan tha se ndaj gjimanstit Paul Hamm po ushtrohet trysni e madhe dhe e padrejtë, që t’ia dorëzojë medaljen e tij të artë rivalit koreano-jugor.

Komitet Olimpik Amerikan dënoi përpjekjet e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës dhe të presidentit të saj Bruno Grandi, të cilat i cilësoi si flagrante dhe të papërshtatshme, për të zhvendosur përgjegjësinë e gabimeve të gjykatësve të saj mbi supet e gjimnastit Hamm.

Komiteti Olimpik Amerikan e cilësoi këtë si një përpjekje që i tejkalon kufijtë e pranueshëm dhe nuk ka pranuar t’i dorëzojë Paul Hammit letrën e dërguar nga zoti Grandi, në të cilën i kërkohet kampionit amerikan të dorëzojë medaljen.

Kryetari i Komitetit Olimpik Amerikan Peter Ueberroth tha se Paul Hamm mishëron shpirtin e kampionit olimpik në përpjekjet e tij për të marrë medaljen e artë në konkurimin e gjimnastikës për meshkuj dhe u zotua se nuk do të tërhiqej nga polemikat e shkaktuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG