Lidhje

Izraeli mohon njoftimet për spiunazh kundër SHBA - 2004-08-28


Izraeli bëri të ditur se nuk ka ndonjë agjent në Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe se nuk ka qenë i përfshirë në spiunazh kundër Shteteve të Bashkuara që nga vitet ’80.

Mohimi i Izraelit erdhi si përgjigje e hetimeve të FBI-së ndaj një analisti të Pentagonit i cili besohet t’i ketë dhënë materiale sekrete Izraelit mbi politikën amerikane për Iranin. Analisti dyshohet t’ia ketë kaluar këto materiale Izraelit nëpërmjet Komitetit Amerikano-Izraelit të Çështjeve Shtetërore, një grup i fuqishëm lobist, zyrtarët e të cilit kanë mohuar të kenë kryer ndonjë shkelje.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McLellan tha se çdo akuzë për spiunazh është çështje shumë serioze, megjithatë refuzoi të komentonte rreth hetimeve.

Zyrtarët thanë se analisti punonte në zyrën e Nënsekretarit për Politikën e Mbrojtjes, Douglas Feith, por nuk kishte ndonjë pozitë me të cilën mund të ndikonte ndjeshëm në politikën e Shteteve të Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG