Lidhje

Rusi: Autoritetet thonë se terroristët ishin përgjegjës për rrëzimin e të paktën njërit prej avionëve - 2004-08-28


Autoritetet ruse thonë se terroristët ishin pas rrëzimit të të paktën njërit nga dy avionët që u rrëzuan të martën thuajse njëkohësisht, duke shkaktuar vdekjen e 89 personave.

Hetuesit thonë se kanë gjetur gjurmë lëndësh plasëse në mbeturinat e avionit që u rrëzua pranë qytetit Rostov mbi Don. Ata e identifikuan materialin si heksogjen, e njëjta lëndë plasëse që autoritetet thonë se është përdorur nga ekstremistët çeçenë për shpërthimet në apartamentet e Moskës në vitin 1999.

Ende nuk ka informacione të reja rreth aeroplanit të dytë, i cili u rrëzua më në veri afër Tulës. Në një deklaratë në një faqe interneti e lidhur me ekstremistë islamikë, një grup i vetquajtur Brigadat Islambuli pranoi përgjegjësinë për rrëzimet, duke thënë se ata ishin të lidhur me luftën në Ceçeni.

Zyrtarët thanë se një pasagjere me një emër çeçen figuronte të kishte hipur në të dy aeroplanët, por nuk ishte identifikuar nga askush deri tani. Ceçenia do të zhvillojë të dielën zgjedhjet për zëvendësimin e presidentit Akhmad Kadirov, i cili u vra në muajin maj.

XS
SM
MD
LG