Lidhje

FBI-ja po shqyrton një rast të mundshëm spiunazhi në favor të Izraelit - 2004-08-28


Byroja Federale e Hetimeve po shqyrton nëse një person i akuzuar për spiunazh në Pentagon i ka dhënë Izraelit material sekret në lidhje me politikën amerikane ndaj Iranit e ndoshta edhe Irakut.

Procesi hetimor, fillimisht i njoftuar nga rrjeti televiziv CBS dhe më pas i konfirmuar nga agjenci të tjera lajmesh, përqendrohet tek një person që zyrtarët mendojnë se ka kaluar material mbi debatet rreth politikës në radhët e administratës.

Zyrtarët thonë se kjo mund ta ketë bërë më të lehtë për Izraelin që të ndikojë në politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Burimet e cilësojnë personin si analist të Pentagonit i lidhur ngushtë me zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG